ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: DIALOGU PËR UKRAINËN MBETET I VËSHTIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Zgjidhja e situatës në Ukrainë kërkon një dialog të vështirë me palët e ndryshme të përfshira”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, e tha këtë në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Tass” gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok.
Zëdhënësi Peskov theksoi gjithashtu se të gjithë bashkëbiseduesit ndërkombëtarë të Presidentit Vladimir Putin mbështesin dialogun e tij me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe përpjekjet për paqe në Ukrainë.
“Mbështetja është absolutisht e plotë, por, padyshim, dialogu i ardhshëm është ende mjaft i vështirë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments