top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | XHILJON HOXHA U ARRESTUA; DETYRONTE TRE TË MITUR QË TË VIDHNIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
Z. Xhiljon Hoxha
Z. Xhiljon Hoxha

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhiljon Hoxha, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.


Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.


Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page