top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI NDËRFANË; MIRDITË | PETRIT LULI (BANUES NË DURRËS) U ARRESTUA; 85 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read
ree

Fshati Ndërfanë, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Petrit Luli, me moshë 53 vjeç, banues në Durrës.


Njoftim | Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Ndërfanë, një 53-vjeçar.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.


Autori i dyshuar, shtetasi P. L., 53 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.


Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page