SUEDIA SYNON T’U OFROJË TË HOLLA KESH EMIGRANTËVE ME QËLLIM QË T'I BINDË QË TË LARGOHEN NGA VENDI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 18, 2024
- 1 min read
Stokholm, Suedi | Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin migrantët që luftojnë për t’u integruar në shoqëri nxiten të largohen, sipas një propozimi të dorëzuar tek Ministrja e Emigracionit Maria Malmer Stenergaard.
E ashtuquajtura skema e “riatdhesimit vullnetar”, e vendosur aktualisht në Suedi, u ofron refugjatëve dhe migrantëve një pagesë të vetme prej 10000 korona suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5000 për fëmijë, plus shpenzimet e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.
Megjithatë, komisioni hetimor rekomandoi zgjerimin e këtij programi për të përfshirë jo vetëm mbajtësit e lejeve të qëndrimit të përkohshëm ose të përhershëm, por edhe shtetasit suedezë të natyralizuar dhe anëtarët e familjeve të tyre.
Raporti, i cili u paraqit këtë javë, sugjeroi gjithashtu zbatimin e një kërkese ripagimi për ata që morën para, por nuk u larguan.
Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë një propozim për të rritur shumën, për shkak të shqetësimeve se kjo mund të dërgojë sinjal të gabuar për emigrantët se ata nuk janë të mirëpritur.
“Propozimi i hetimit tani do të analizohet në Ministrinë e Drejtësisë”, ka shkruar ministrja e Migracionit Maria Malmer.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments