STUDIUESI AMERIKAN PADIT FACEBOOK-un | DËSHIRON TË RIVENDOSË ALGORITMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 2, 2024
- 1 min read
Shën Françesk, Amerikë | Ai quhet Ithn Zakërmen (Ethan Zuckerman), dhe është studiuesi amerikan që ka paditur Metën.
Objektivi, sipas asaj që raporton faqja e specializuar Engadget, është t'u japë abonentëve të rrjetit social kontrollin mbi atë që vjen përmes rrjedhës së lajmeve të tyre, të ashtuquajturat “feed”.
Për ta bërë këtë, z. Zakërmen (Zuckerman) ka zhvilluar një program për softuerin kryesor të navigimit që lejon me një klikim të rivendosni lidhjet e përdoruesve të Facebook, duke fshirë miqësitë dhe pëlqimet.
Në këtë mënyrë, ju e përdorni platformën si herën e parë, duke parë vetëm përmbajtjet me interes real dhe jo ato të lidhura me algoritmin ose lidhjet.
Si rezultat i Aktit të Shërbimeve Dixhitale, Bashkimi Evropian kishte detyruar tashmë rrjetet kryesore sociale që të lejonin gjithashtu mundësinë e shikimit të postimeve në një rend kronologjik, dhe jo vetëm në bazë të rekomandimeve të algoritmit.
Vendimi nëse do të publikohet apo jo mjeti i quajtur “Unfollow Everything 2.0”, shpjegoi z. Zakërmen (Zuckerman), do të vijë vetëm pasi Gjykata Federale e Shën Françeskut (San Franciskos) të ketë vendosur mbi ankesën.
Në vitin 2021, kompania Meta ndaloi përgjithmonë z. Ljuis Barklei (Louis Barclay), një zhvillues britanik që kishte krijuar një mjet të quajtur “Unfollow Everything”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments