top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIRIA KREU EKSPORTIN E PARË TË NAFTËS BRUTO PAS 14 VITESH ME 600 MIJË FUÇI; PARA SHPËRTHIMIT TË LUFTËS CIVILE NË VITIN 2011 EKSPORTONTE 380 MIJË FUÇI NAFTË NË DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
ree

Damask, Siri | Parlamenti dhe autoritetet shtetërore të energjisë të Sirisë kanë konfirmuar dërgimin e dërgesës së parë zyrtare të vendit me naftë bruto të pasluftës në 14 vjet, duke sinjalizuar rikthimin e saj në tregun global të energjisë.


Gazeta Kombëtare” shkruan kështu.


600000 fuçi naftë të rëndë bruto u nisën nga porti historik i Tartusit në bordin e cisternës Nissos Christiana, sipas një marrëveshjeje me “B Serve Energy”, një degë e tregtarit global “BB Energy”.


Siria eksportonte afërsisht 380000 fuçi naftë në ditë para shpërthimit të luftës civile në vitin 2011.


Z. Riad al-Jubasi (Riyad al-Joubasi), zëvendësdrejtor i sektorit të naftës dhe gazit në Ministrinë Siriane të Energjisë, konfirmoi se dërgesa kishte origjinën nga puset brenda territorit sirian.


Ai nuk dha detaje të transaksionit.


Eksporti i shumëpritur vjen pas ndryshimeve kyçe në pozicionin diplomatik dhe ekonomik të Sirisë, përfshirë rrëzimin e Presidentit Bashar al-Assad në muajin dhjetor të vitit 2024.


Një ndryshim themelor ndodhi në fund të qershorit, kur Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) hoqi sanksionet për të hapur rrugën për investimet amerikane në sektorin e energjisë të vendit.

 

Në muajin maj, qeveria siriane dhe “DP World”, operatori global i porteve me seli në Dubai, nënshkruan një marrëveshje fillestare me vlerë 800 milionë dollarë për zhvillimin e portit sirian të Tartusit.


Si një hap i mëtejshëm në zgjerimin e eksporteve të naftës, në fillim të gushtit, Iraku dhe Siria diskutuan riaktivizimin e tubacionit tashmë të mbyllur Kirkuk-Baniyas, i cili, dikur transportonte naftë bruto irakiane në Evropë nëpërmjet Sirisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page