top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË GJYKATË FRANCEZE KA LËSHUAR URDHËR-ARRESTE PËR ISH-PRESIDENTIN SIRIAN BASHAR AL-ASSAD DHE 6 ISH-ZYRTARË NGA ADMINISTRATA E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Një gjykatë franceze ka lëshuar urdhër-arreste për ish-presidentin sirian Bashar al-Assad dhe gjashtë ish-zyrtarë nga administrata e tij.


Urdhërat e arrestit lidhen me bombardimin e qytetit sirian të Homsit në vitin 2012, ku u vra një fotograf francez dhe një gazetar amerikan.


Autoritetet franceze e konsiderojnë këtë bombardim një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit.


Ish-Presidenti Assad u rrëzua nga pushteti në muajin dhjetor të vitit 2024 dhe iku në Rusi, ku iu dha azil personalisht nga Presidenti Vladimir Putin.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page