SHËRBIMI I INTELIGJENCËS SEKRETE I MBRETËRISË SË BASHKUAR (MI6) PO LËSHON PORTAL NË RRJETIN E ERRËT (DARK WEB) PËR TË REKRUTUAR SPIUNË TË RINJ (PËRFSHIRË NË RUSI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Shërbimi i Inteligjencës Sekrete i Mbretërisë së Bashkuar (MI6) po lëshon portal në rrjetin e errët për të rekrutuar spiunë të rinj, përfshirë në Rusi.
MI6-ta po lançon një platformë mesazhesh në rrjetin e errët të quajtur “Silent Courier” për njerëzit që duan të kontaktojnë në mënyrë të sigurt inteligjencën britanike për të kaluar informacion.
“Audienca e synuar përfshin agjentë të mundshëm në Rusi dhe në mbarë botën”, tha Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Platforma do t'u lejojë përdoruesve të paraqesin të dhëna mbi terrorizmin, aktivitetin shtetëror armiqësor dhe kërcënime të tjera.
Një sistem i ngjashëm komunikimi i sigurt është lançuar më parë nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) pasi pësoi humbje të mëdha agjentësh në Kinë, ku kontaktet me inteligjencën amerikane u zbuluan nga Ministria e Sigurimit të Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments