SHËRBIMI I INTELIGJENCËS I KORESË SË JUGUT (NIS): DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG-UN ZGJODHI VAJZËN E TIJ JU AE SI TRASHËGIMTARE TË FRONIT POLITIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Phenian, Kore e Veriut | “Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare, konfirmuan zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut në një seancë parlamentare”.
Kështu raportoi enti mediatik “BBC”.
Pak dihet për Kim Ju Ae, e cila, është fotografuar së bashku me të atin në ngjarje të profilit të lartë në muajt e fundit, përfshirë vizitën e tij në Pekin në shtator, udhëtimin e tij të parë të njohur jashtë vendit, raporton transmetuesi britanik.
Shërbimi i inteligjencës i Seulit (NIS) theksoi se mori në konsideratë një numër rrethanash, duke përfshirë praninë e saj gjithnjë e më të spikatur në ngjarjet zyrtare.
Komuniteti i inteligjencës do të monitorojë nga afër pjesëmarrjen e saj në kongresin e partisë së Koresë së Veriut më vonë këtë muaj, ngjarja më e madhe politike që mbahet çdo pesë vjet.
Ju Ae-ja është vajza e vetme e njohur e Kim Jong Un-it dhe bashkëshortes së tij, Ri Sol Ju.
NIS-i beson se diktatori Kim Jong Un ka një djalë më të madh, por ky djalë nuk është pranuar ose treguar kurrë nga mediat e Koresë së Veriut.
Lajmi për ekzistencën e Ju Ae-së doli për herë të parë nga një burim i papritur.
Lojtari amerikan i basketbollit Dennis Rodman i zbuloi entit mediatik britanik “The Guardian”, në vitin 2013, se kishte mbajtur Ju Ae-në e vogël gjatë një udhëtimi në vend.
Ju Ae-ja (që besohet të jetë 13 vjeç) u shfaq për herë të parë në televizionin shtetëror në vitin 2022.
Ajo u filmua duke inspektuar raketën balistike ndërkontinentale më të fundit të Koresë së Veriut, ndërsa mbante dorën e babait të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments