VAJZA E DIKTATORIT KIM JONG UN VIZITOI MAUZOLEUN E ISH-DIKTATORËVE TË KORESË SË VERIUT (HAMENDËSOHET SE AJO DO TË PASOJË TË ATIN SI DIKTATORE E BREZIT TË KATËRT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3
- 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | “Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Ju Ae, e cila, ka të ngjarë të përgatitet për t'u bërë pasardhëse e tij, shoqëroi prindërit e saj në vizitën e saj të parë publike në mauzoleun Kumsusan, për t'u bërë homazhe ish-udhëheqësve.
Kështu tregohet nga fotografitë e botuara nga entet mediatike shtetërore”.
Lajmi u raportua nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) në faqen e saj të internetit.
Gjatë tre viteve të fundit, Ju Ae është shfaqur gjithnjë e më shumë në median shtetërore, duke nxitur spekulime midis analistëve dhe agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut se ajo mund të jetë një kandidate për t'u bërë udhëheqëse e gjeneratës së katërt të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments