top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHUMË SHPEJT WHATSAPP SJELL OPZIONIN PËR DËRGIMIN E MESAZHEVE EDHE PA INTERNET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | WhatsApp po krijon një opsion të ri që përdoruesit të ndajnë imazhe, dokumente, etj, pa qenë të lidhur me interneti.

 

Sipas WABetaInfo, gjithçka që do të shpërndahet do të jetë e mbrojtur me kodet e sigurisë.

 

Fotografitë e shpërndara të versionit të fundit beta në Android tregojnë çfarë nevojitet që të funksionojë ky opsion.

 

Për ta aktivizuar, WhatsApp duhet të identifikojë pajisjet pranë që gjithashtu e kanë këtë opsion.

 

Kjo është e njëjta mënyrë funksionimi në sistemet Android që lejon skanimin për të shpërndarë foto, video, etj, ... me Bluetooth.

 

Aplikacioni do të kërkojë miratim për të hyrë në sistem si dhe një leje për vendndodhjen që të përcaktojë nëse pajisjet e tjera janë brenda zonës së shpërndarjes.

 

Pavarësisht akseseve që kërkon, WhatsApp garanton që numrat e celularëve do të maskohen dhe çfarëdo që të shpërndahet do të jetë e koduar për të siguruar shpërndarjen.

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page