SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI NË BAGAZHIN E NJË AUTOMJETI TIP FUORISTRADË NIPI I ISH-KREUT TË KARTELIT TË SINALOAS ISMAEL ZAMBADA (I NJOHUR SI “EL MAIO”).


Kuliakan (Culiacan), Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Zyra e Prokurorit Shtetëror Meksikan të Sinaloas pohoi vrasjen e:
1- Z. Serxhio Rodolfo Sezares Zambada (Sergio Rodolfo Cázares Zambada), nipit të ish-udhëheqësit të Kartelit Sinaloa, Ismael Zambada (i njohur si “El Maio”).
“Trupi, u gjet në bagazhin e një SUV-i gri të braktisur pranë Shkollës së Agronomisë në Universitetin Autonom të Sinaloas, në lagjen Kuliakan (Culiacán) të Kosta Rikës. Identifikimi u bë nga familja e tij e ngushtë, e cila, e mori trupin nga autoritetet”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Vrasja e tij ndodh mes dhunës në Sinaloa, e shkaktuar nga një mosmarrëveshje e brendshme midis fraksioneve të kartelit, “Los Çapitos” dhe “Los Maios”.
Që nga 7 shtatori 2024, Karteli Sinaloa është fragmentuar dhe një luftë ka shpërthyer pas rrëmbimit dhe arrestimit të ish-kreut të tij “El Maio” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndihmuar nga z. Zhoakuin (Joaquin) Guzman Lopez, djali i z. Zhoakuin (Joaquín) Guzman (i njohur si “El Chapo”).
Viktima ishte arrestuar në vitin 2012 dhe kishte qenë viktimë e një sulmi në vitin 2017.
Ushtria dhe Prokuroria ndërhynë në vendngjarje për të kryer hetime penale paraprake.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments