top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISMAEL ZAMBADA GARSIA (GARCÍA) I NJOHUR NË QARQET E AGJENTURËS MEKSIKANE TË KRIMIT ORDINER SI “EL MAYO” I SHPËTOI DËNIMIT ME VDEKJE ME BEKIMIN E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM XHOZEF NOÇELA (I RIU).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6
  • 2 min read
Z. Ismael Zambada Garsia (García).
Z. Ismael Zambada Garsia (García).

Uashington, Amerikë | Prokurori i Përgjithshëm Xhozef Noçela i Riu (Joseph Nocella Jr) i Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës (DoJ) ka informuar gjyqtarin Brain Kogan (Brian Cogan) të Gjykatës së Qarkut Lindor të Jorkut të Ri se ka tërhequr kërkesën e tij për dënimin me vdekje kundër z. Ismael Zambada Garsia (García), i njohur më mirë si “El Mayo” Zambada, i cili, u arrestua më 25 korrik të vitit të kaluar.

 

Prandaj, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-ës nuk do të kërkojë dënimin me vdekje për “El Maio” Zambadën, një nga tre themeluesit e Kartelit Sinaloa, së bashku me z. Zhoakuin Guzman (i njohur si “El Chapo”, i cili, tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm në Jorkun e Ri, dhe z. Juan José Esparragoza Moreno, i njohur si “El Azul”, i cili u shpall i supozuar i vdekur 11 vjet më parë.


Qeveria (e ShBA-ës) me respekt paraqet këtë letër për të informuar Gjykatën dhe mbrojtjen se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka autorizuar dhe udhëzuar këtë Zyrë të mos kërkojë dënimin me vdekje kundër të pandehurit Ismael Zambada Garsia (García)”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Prokurori Noçela i Riu (Nocella Jr). dhe të botuar nga gazetari Keegan Hamilton.


Avokati i z. Zambada, Frank Perez, i tha gazetarit Hamilton dhe entit mediatik “CNN” ai e mirëpriti vendimin e qeverisë për të mos zbatuar dënimin me vdekje ndaj klientit tonë.


Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të ndershme”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page