FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON PRITI NË TAKIM NJË PËRFAQËSI TË NXËNËSVE PROTESTUES.

Paris, Francë | Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme franceze, të cilët kanë protestuar prej javësh kundër sistemit të përzgjedhjes ParcourSup, numrit të tepërt të nxënësve për klasë dhe mungesës së burimeve, u pritën sot nga presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron).
Në fund të takimit në Pallatin Elize, ata bënë thirrje për vazhdimin e mobilizimit derisa të shpallen masa konkrete, të parat prej të cilave priten të hënën gjatë një takimi studentor me kryeministrin Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu).
Studentët në përgjithësi shprehën kënaqësinë e tyre që presidenti i kishte dëgjuar kërkesat e tyre.
Presidenti Makron (Macron) u premtoi atyre një ripërfytyrim të ParcourSup si pjesë e diskutimeve të nisura këtë javë mbi çështjen e mprehtë të platformës së aksesit në universitet, ndërsa studentët vazhdojnë të bëjnë thirrje për shfuqizimin e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments