top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSI I KARTELIT SINALOA ISMAEL ZAMBADA “EL MAYO” MOHOI T'U JETË DORËZUAR AUTORITETEVE AMERIKANE DHE PRETENDON SE AI U RRËMBYE KUNDËR VULLNETIT TË TIJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 10, 2024
2 min read

Teksas, Amerikë | Udhëheqësi i kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada, ka mohuar t'i jetë dorëzuar autoriteteve amerikane dhe pretendon se ai ishte rrëmbyer kundër vullnetit të tij.

 

Kështu thuhet në një deklaratë të dërguar sot për shtyp nga avokati i tij Frank Perez, e cila përmban gjithashtu një apel për kartelet që të mos fillojnë luftë në Sinaloa dhe zbulime djegëse për vdekjen e rektorit të Universitetit të Sinaloa dhe ish-kryebashkiakut të Kuliakanit (Culiacan), Hektor Kuenit (Héctor Cuén).

 

“Dëshiroj të them se nuk jam dorëzuar dhe as kam ardhur vullnetarisht në Shtetet e Bashkuara.


As nuk kam marrëveshje me asnjë qeveri.


Përkundrazi, më rrëmbyen dhe më morën me forcë kundër vullnetit tim”, shkruan “El Mayo” në deklaratën e parë të njohur që nga arrestimi i tij më 25 korrik 2024 në Teksas, ku ai kërkon gjithashtu nga qeveritë e Meksikës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të jenë transparent- dhe të tregojnë të vërtetën për rrëmbimin e tij.

 

Në shkrim zbulon gjithashtu rrethanat që e çuan atë të bjerë në grackën e përgatitur nga një prej djemve të Çapos (El Chapo) Guzman për t'ia dorëzuar autoriteteve amerikane.


Ai tha se e kanë bindur të mërrte pjesë në një takim për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis z. Ruben Roka Moja (Rubén Rocha Moya), guvernator i Sinaloa-s, dhe z. Hektor Kuen (Héctor Cuen), ish-kryebashkiak i Kuliakanit (Culiacán) dhe rektor i Universitetit Autonom të Sinaloa-s.

 

Ndryshe nga sa thonë autoritetet e qeverisë së Sinaloa-s -pretendon “El Mayo”, z. Kuen (Cuen) u vra gjatë atij takimi dhe jo në një pritë të mëvonshme.

 

“Ata e vranë atë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend ku më rrëmbyen mua”, tha ai.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODIAN NDOJ U ARRESTUA.

Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klodian Ndoj, me moshë 47 vjeç. Njo

 
 
 
BESIANË (PODUJEVË) | ELHAMI QITAKU U ARRESTUA.

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Elhami Qitaku, me moshë 23 vjeç. Gjatë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page