IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DO TË EVAKUOJMË DHE SHKATËRROJMË VENDET E TERRORISTËVE DHE DO T’I ZËVENDËSOJMË ATO ME VENDBANIME.

Jeruzalem, Izrael | “Ne do të zbatojmë modelin ofensiv dhe efektiv që aplikuam edhe në kampet e refugjatëve brenda qyteteve.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) do të hyjë në lagjet nga të cilat kanë origjinën sulmuesit, do të evakuojë banorët, do të kontrollojë shtëpitë një nga një dhe do të shkatërrojë infrastrukturën terroriste.
Ne jemi gati për një operacion në shkallë të gjerë në Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor)”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
“Disa fjalë për kolonët tanë heroikë.
Rezistoni në vijën e frontit.
Ju jeni një shembull për Izraelin.
Ne do të shkatërrojmë infrastrukturën terroriste dhe do të ndërtojmë infrastrukturën e vendbanimeve”, - tha kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments