top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA “EL MAYO”: SË BASHKU ME EL ÇAPON (SHKURTABIQIN) THEMELUAN KARTELIN E SINALOA-s.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 26, 2024
2 min read

Teksas, Amerikë | Bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa, Ismael Zambada Garsia (Garcia) dhe Zhoakin (Joaquin) Guzman Lopez, djali i El Çapos (Chapo), janë arrestuar nga autoritetet amerikane.

 

Z. Garsia (Garcia) njihet si “El Majo” (El Mayo).

 

Të dy ndodhen në paraburgim amerikan në Shtetet e Bashkuara pasi u arrestuan në El Paso, Teksas.


“El Maio” dhe z. Guzman Lopez i bashkohen listës së gjatë të udhëheqësve të Kartelit Sinaloa që Departamenti amerikan i Drejtësisë i mban përgjegjës për udhëheqjen e një prej organizatave më të fuqishme dhe më të gatshme të trafikut të drogës në botë.

 

Fentanili është droga më vdekjeprurëse që ka kërcënuar ndonjëherë vendin dhe Departamenti i Drejtësisë nuk do të pushojë derisa të ndalohet çdo udhëheqës karteli përgjegjës për helmimin e komuniteteve.

 

El Maio themeloi kartelin Sinaloa së bashku me El Çapon (Chapo), por, ndryshe nga ai, ai nuk kishte qenë kurrë në burg.

 

Z. Guzman Lopez është djali i El Çapos (Chapo) dhe është në krye të kartelit së bashku me vëllezërit e tij pasi babai i tyre u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.

 

Ismael “Mayo” Zambada, bashkëthemeluesi i kartelit Sinaloa është një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Meksikë, i cili i ka shpëtuar drejtësisë për dekada.

 

Para kapjes së tij në El Paso, Teksas, 76-vjeçari nuk kishte qenë kurrë në burg.

 

Megjithë përpjekjet e tij për të mbajtur një profil të ulët, mbreti i pakapshëm ishte një objektiv kryesor i Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës.

 

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çonte në arrestimin e z. Zambada, i akuzuar për trafik kokaine, heroine, metamfetamine dhe fentanili.

 

Shpërblimi gjithashtu tejkaloi 10 milionë dollarët e ofruara për Nemesio “El Mencho” Oseguera, kreun e kartelit rival Jalisko Nju Xhenëreshn (Jalisco New Generation).

 

Z. Zambada u arrestua së bashku me Zhoakuin (Joaquin) Guzman Lopez, djalin e themeluesit të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Çapo” Guzman, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

 

Ndryshe nga Zambada, El Çapo ishte arrestuar tre herë përpara se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas autoriteteve amerikane, Zambada, i lindur në kryeqytetin e shtetit Sinaloa, Kuliakan (Culiacan), ka qenë prej kohësh udhëheqës i një fraksioni të kartelit Sinaloa.

 

“Ai është i vetmi në llojin e tij në atë që e ka kaluar tërë jetën e tij të rritur si një trafikant i madh ndërkombëtar droge, por nuk ka kaluar kurrë një ditë në burg”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA në 2021, duke vënë në dukje se pas arrestimit dhe ekstradimit të El Çapo (Chapo), Zambada u bë udhëheqësi i padiskutueshëm i Kartelit Sinaloa.

 


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODIAN NDOJ U ARRESTUA.

Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klodian Ndoj, me moshë 47 vjeç. Njo

 
 
 
BESIANË (PODUJEVË) | ELHAMI QITAKU U ARRESTUA.

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Elhami Qitaku, me moshë 23 vjeç. Gjatë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page