SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: MEKSIKA NUK ËSHTË DHE NUK DO TË JETË KOLONI APO PROTEKTORAT I NDONJË VENDI TË HUAJ.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Duke iu përgjigjur një postimi të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ku shfaqej një hartë e Amerikës së Veriut e mbuluar me flamurin amerikan, presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum mbrojti pavarësinë e vendit të saj.
Pamja ka gjeneruar polemika të gjera për shkak të simbolizmit të tij të fortë territorial.
“Në muajin e atdheut, ne riafirmojmë se Meksika nuk është dhe nuk do të jetë koloni apo protektorat i ndonjë vendi të huaj.
Ne jemi me krenari një vend i lirë, i pavarur dhe Sovran”.
Kështu shkroi presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum në mediat shoqërore virtuale, duke shtuar se lidhjet dypalëshe duhet të bazohen në respekt dhe bashkëpunim, duke hedhur poshtë çdo formë nënshtrimi.
Episodi është pjesë e një serie qëndrimesh gjeografike të kohëve të fundit nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili kohët e fundit propozoi riemërtimin e Meksikës së Re në Amerikën e Re dhe Liqenit Ontario në Liqenin e Amerikës.
Tensionet politike dhe mediatike po përshkallëzohen ndërsa negociatat komplekse tregtare midis qeverive të tre kombeve të Amerikës së Veriut vazhdojnë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments