top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: BËJ THIRRJE PËR NDALIMIN E TELEFONAVE CELULARË NË SHKOLLA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Mendimi im është se përdorimi i telefonave celularë në shkolla duhet të rregullohet”.


Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke bërë thirrje për një kthim te mësimi me laps dhe letër dhe pushim të dedikuar për lojë dhe socializim, duke i penguar nxënësit të izolohen me ekranet e tyre.


Masa nuk do të vendoset në mënyrë të njëanshme.


Qeveria federale do të nisë një konsultim me këshillat teknike të shkollave për të mbledhur mendimet e mësuesve.


Rezultatet do të lejojnë zhvillimin e një politike të përbashkët kombëtare, me shumë mundësi që në muajin shtator, që do të plotësojë kufizimet që janë tashmë në fuqi në 16 shtete.


Presidentja Sheinbaum vuri në dukje gjithashtu një urdhër të kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara që i kërkon shoqërisë “Meta” të paguajë afërsisht 18 miliardë dollarë ($) për futjen e algoritmeve që mund të gjenerojnë varësi tek të rinjtë.


Ekipi ligjor i qeverisë do të vlerësojë pasojat e mundshme të këtyre rezolutave në Meksikë.


Ajo vuri në dukje urgjencën e zgjerimit të debatit teknologjik për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale, veçanërisht brenda proceseve politike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page