top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: TË KONSIDEROSH TRUPIN SI OBJEKT ËSHTË MOHIM I DINJITETIT; LIRIA PËR TË MENDUAR ËSHTË THEMELORE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
2 min read

Vatikan | Të reduktosh trupin në një objekt që duhet të asgjësohet në mënyrë arbitrare është gjithmonë një mohim i dinjitetit të personit”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të, në audiencën e përgjithshme, duke vazhduar katekezën e tij mbi dokumentet e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit.


Duke përsëritur pohimet e Kushtetutës Gaudium et Spes, Papa Leo XIV-të shtoi se: “Nuk është e lejueshme të përçmosh jetën trupore të njeriut dhe duhet ta konsiderosh trupin tënd të mirë dhe të denjë për nder, pikërisht sepse është krijuar nga Zoti dhe i destinuar për ringjallje në ditën e fundit, duke u siguruar që të mos bëhet skllav i prirjeve të çoroditura të zemrës.


Dinjiteti njerëzor i është besuar përgjegjësisë së secilit individ; në të njëjtën kohë, ai kërkon edhe solidaritet dhe kujdes të ndërsjellë, duke kapërcyer falsifikimet dhe manipulimet e shumta që ende e shpërfytyrojnë perceptimin e tij dhe pengojnë realizimin e tij.


Të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit, nëpërmjet Krishtit dhe për Të, ne kemi marrë një dinjitet unik dhe të pashlyeshëm.


Le të angazhohemi për ta promovuar dhe mbrojtur gjithmonë atë”.


Ekzistojnë tre shprehje më domethënëse të dinjitetit të personit që Gaudium et Spes kujton: inteligjenca, e cila i bën qeniet njerëzore një kërkues të pangopur të së vërtetës; ndërgjegjja, përmes së cilës ata i japin unitet dhe kuptim jetës së tyre; liria, e cila i bën ata përgjegjës për vendimet e tyre.


Këto janë dimensione të ndërlidhura ngushtë; është në ndërgjegje që e vërteta njihet si e tillë dhe liria mund ta përjetojë atë si themelin dhe mundësinë e saj”, - tha Papa Leo XIV-të.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page