SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DO TË NDRYSHOJ EMËRTIMIN E “SHTEGUT TË KORTESIT”; VENDASIT E KALUAN ATË SHUMË KOHË PARA PUSHTUESVE SPANJOLLË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum ka propozuar që t’u bëhet homazh popujve indigjenë vendas duke riemëruar “Shtegun e Kortesit” (Paso de Cortés), një qafë malore që ndodhet midis vullkaneve Popokatepetl dhe Iztakihuatl.
Vendi u emërua sipas pushtuesit spanjoll Hernan Kortes (Cortés) 1485-1547, i cili e kaloi atë në shekullin e 16-të përpara se të pushtonte Tenoçtitlan-in, kryeqytetin e Perandorisë Azteke.
“Sot propozoj që të mos e quajmë më këtë vend ‘Paso de Kortés’ sepse popujt indigjenë e kaluan atë shumë kohë para tij. Ne do ta quajmë atë Paso de los Pueblos Indigenas (Shtegu i Popujve Indigjenë)”, - tha presidentja Sheinbaum.
Qeveria e presidentes Sheinbaum, ashtu si ajo e paraardhësit të tij Andres Manuel Lopez Obrador, është e përkushtuar për të vlerësuar të kaluarën indigjene të Meksikës.
Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm Obrador (në pushtet nga viti 2018 deri në vitin 2024) i dërgoi një letër Madridit duke kërkuar një kërkimfalje zyrtare për dhunën e kryer nga spanjollët.
Presidentja Sheinbaum i bëri jehonë ndjenjave të tij, duke i acaruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Marsin e kaluar, Mbreti Felipe VI pranoi ekzistencën e shumë abuzimeve gjatë pushtimit spanjoll të Amerikave në shekullin e 16-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments