top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: JETOJMË NË SKENAR SHQETËSUES; KISHA DUHET TË JAPË SHPRESË; IPESHKVI DUHET TË KETË ZEMËR TË HAPUR PËR TË GJITHË JO VETËM PËR BESIMTARËT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Vatikan | Ne jetojmë në një epokë ndryshimesh të shpejta.


Zhvillimet në teknologjitë e komunikimit dhe inteligjencën artificiale kanë hapur mundësi që deri para pak vitesh as nuk do t’i kishim imagjinuar.


Por ata sigurisht nuk mund ta çlirojnë njerëzimin nga mëkati dhe pasojat e tij; krizat që po përjeton e tregojnë tragjikisht këtë”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të, në audiencën e tij me pjesëmarrësit në kursin e trajnimit për ipeshkvijtë e rinj.


Në një skenar kompleks dhe, në disa mënyra, shqetësues si ai aktual, Kisha festoi Jubileun e Shpresës vitin e kaluar.


Ndoshta sepse jeton jashtë botës?


Përkundrazi, sepse nga Krishti, i vdekur dhe i ringjallur, është dërguar për t'ua shpallur Ungjillin e shpëtimit të gjithëve”, - tha Papa Leo XIV-të, duke u kërkuar ipeshkvijve të rinj të kenë zemër të hapur për të gjithë; jo vetëm për ata që frekuentojnë famullitë tona, por edhe për të krishterët e konfesioneve të tjera, për besimtarët e feve të tjera, për njerëzit që nuk rrëfejnë besim, për të gjithë burrat dhe gratë me vullnet të mirë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page