top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | ENDRIT FERARU (I NJOHUR EDHE SI ENDRIT CUFI) U ARRESTUA; PROKURORIA E RIMINIT E KA SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR ORGANIZATË KRIMINALE TË PËRFSHIRË NË TRAFIK DROGE; RREZIKON 20 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14
  • 1 min read
ree

Shkodër, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Endrit Feraru (i njohur edhe si Endrit Cufi), me moshë 40 vjeç.


Njoftim | Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”.


Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.


Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.


Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.


Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page