LAGJJA NR. 16; DURRËS | ERMAL DHAMPIRAJ (BANUES NË SHKODËR) U ARRESTUA; KANOSI ME SËPATË 2 VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 2 min read

Lagjja nr. 16, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ermal Dhampiraj, me moshë 44 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftim | Durrës/ Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.
Kanosi në lokal, me sopatë, dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë).
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments