SHKENCËTARËT KINEZË PRETENOJNË SE THYEN SIGURINË E VEÇORISË AIRDROP TË PAJISJEVE APPLE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 16, 2024
- 1 min read
Pekin, Kinë | Një institucion kinez i mbështetur nga shteti pretendon se ka zhvilluar një teknikë për të identifikuar përdoruesit që dërgojnë mesazhe përmes veçorisë AirDrop të Apple.
Metoda thuhet se përfshin thyerjen e regjistrit të koduar të pajisjes së iPhone për të zbuluar numrat dhe emailet e dërguesve të përmbajtjes AirDrop.
Byroja Gjyqësore e Pekinit deklaroi se policia ka identifikuar shumë të dyshuar duke përdorur këtë qasje, duke përmirësuar efikasitetin në zgjidhjen e rasteve kriminale, dhe duke parandaluar përhapjen e përmbajtjes së papërshtatshme.
Ky zhvillim ngre shqetësime për privatësinë dhe shton pasiguri në operacionet e Apple në Kinë, ku ajo tashmë përballet me kufizime në përmbajtje.
Apple nuk i është përgjigjur ende kërkesave për koment.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments