SHEIKËT E HEBRONIT SFIDOJNË AUTORITETIN PELESTINES; KËRKOJNË EMIRATE DHE PAQE ME IZRAELIN DUKE U BASHKUAR ME “MARRËVESHJET E ABRAHAMIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 7
- 3 min read

Ushington, Amerikë | Kulturat fisnore nuk kanë kufizime kohore, dhe vazhdimi i kultivimit të tyre të pandryshuara për shekuj me radhë do të thotë mbrojtja e identitetit të popullit tënd.
Siç po bëjnë sheikët palestinezë të Hebronit, në Bregun Perëndimor, duke dalë hapur me një letër dërguar qeverisë së Izraelit për të propozuar ndarjen nga Autoriteti Kombëtar Palestinez i Abu Mazenit, për t'u vetëkonstituuar si Emirat dhe për t'u bashkuar me Marrëveshjet e Abrahamit.
Me fjalë të tjera, të kthehen në ushtrimin e vetëvendosjes mbi klanet e tyre, për të përjashtuar administrimin e aktorëve të konsideruar të jashtëm, për të vendosur në mënyrë autonome se me kë të krijojnë lidhje.
Dëshira është të krijohet një Emirat në kodrat e lashta të Hebronit, që njeh Izraelin si shtetin e popullit hebre, ndërsa Izraeli njeh Emiratin si përfaqësuesin e banorëve arabë.
Zbulimi i gazetës “Wall Street Journal”, i përshkruar si sensacional nga shumë njerëz, erdhi të dielën në mëngjes me lajmin për një letër drejtuar Ministrit Izraelit të Ekonomisë, Nir Barkat, nga pesë sheikë të shquar të zonës së Hebronit, të cilëve, më vonë do t'u bashkohen 13 të tjerë, të gjithë të udhëhequr nga Sheikh Wadee al-Jaabari, i njohur edhe si Abu Sanad.
Dokumenti e përshkruan marrëveshjen e propozuar si të drejtë dhe dinjitoze dhe mund të zëvendësojë “Marrëveshjet e Oslos”, të cilat, sipas tyre, kanë sjellë vetëm dëme, vdekje, katastrofa ekonomike dhe shkatërrim.
Një sheik që i është bashkuar iniciativës deklaroi:
1- “Të mendosh vetëm për krijimin e një shteti palestinez do të çojë në katastrofë për të gjithë ne”.
Sipas fjalëve të Ministrit Barkat për gazetën “WSJ”, paradigma e vjetër e dy shteteve ka dështuar, Autoriteti Palestinez nuk gëzon besimin e popullit të tij ose të Izraelit.
Gazeta zbuloi se që nga muaji shkurt, Ministri Barkat ka pritur dhjetëra herë sheikun al-Jaabari - një nga udhëheqësit më me ndikim të klanit Hebron dhe promovues i iniciativës - dhe sheikë të tjerë në shtëpinë e tij në Jerusalem.
Sheiku Jaabari dëshiron paqe me Izraelin dhe t'i përmbahet “Marrëveshjeve të Abrahamit”, me mbështetjen e vëllezërve të tij.
“Kush në Izrael do të thotë jo” pyeti Ministri Barkat në mënyrë retorike.
“Nuk do të ketë shtet palestinez, as pas një mijë vjetësh”, sqaroi sheiku Jaabari për gazetën “WSJ”, pas 7 tetorit, Izraeli nuk do ta japë më atë.
Menjëherë pas botimit amerikan, enti mediatik “Jerusalem Post” zbuloi se ishte takuar së fundmi me sheikun Jaabarin, në tendën e tij të kuqe ceremoniale me përmasa 15 metra me 9 metra, e njëjta siç ka qenë që nga ditët e Saladinit, komentoi sheiku.
Edhe pse për t'i bërë ballë nxehtësisë së shkretëtirës përreth, mbijetesa garantohet nga një sistem modern i ajrit të kondicionuar.
Jashtë, disa burra janë në roje, në mënyrë që të mos shqetësojnë gazetarët; ka burra të armatosur në zonë që mbrojnë tendat e personaliteteve shumë më pak të rëndësishme se sheiku Jabaar.
Sheiku ishte i qartë: ai kontrollon rreth 78% të popullsisë metropolitane të Hebronit, që përkthehet në mbi 700000 palestinezë.
Qëllimi është që përfundimisht të përfshihen gjashtë emirate të tjera palestineze (sipas modelit të Emirateve të Bashkuara Arabe), të cilat, përfshijnë zonat e Betlehemit, Jerikos, Nablusit, Tulkaremit, Jeninit, Kalqilias dhe së fundmi Ramallahut, zemrës së pushtetit të Abu Mazen-it.
Sipas pikëpamjes së sheikëve, Autoriteti Palestinez është një forcë e huaj nga Tunizia - ku Organizata për Çlirimin e Palestinës) dhe udhëheqësi i atëhershëm Jaser (Yasser) Arafat u dëbuan para “Marrëveshjeve të Oslos” - i cili, u kthye në Bregun Perëndimor pas më shumë se 20 vjetësh mërgim dhe zëvendësoi emiratet tradicionale që gjithmonë kishin drejtuar të gjitha çështjet palestineze në zonë.
Familja Jaabari e ka urryer Autoritetin Palestinez për dekada të tëra.
Në vitin 2007, ata dogjën një stacion policie të Autoritetit dhe morën peng 34 oficerë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një anëtari të klanit.
Babai i sheikut ka pasur gjithashtu takime të shumta me zyrtarë izraelitë, për të provuar të çojë përpara iniciativat e bashkëjetesës që nuk përfshijnë Autoritetin.
Ministri Barkat e ka informuar kryeministrin në detaje, por rreziqet e operacionit janë të tilla që deri më tani Benjamin Netanyahu është larguar nga çështja për të parë se nga do të fryjë era.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires