top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PESHK; BULQIZË | ORGEST GRRICA U ARRESTUA; QARKULLONTE I ARMATOSUR; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “KRASTA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 2
  • 2 min read
ree

Fshati Peshk, Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orgest Grrica, me moshë 20 vjeç.


Njoftim | Bulqizë.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Bulqizë, operacioni policor i koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.


Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.


Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti.


Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.


Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.


Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.


Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page