top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAPORTI I OKB-së: 1520 TË VDEKUR + 609 TË PLAGOSR NË HAITI NË TRE MUAJT E FUNDIT; KRIZA SHKATËRRUESE HUMANITARE VAZHDON NË VENDIN E KARAIBEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 2
  • 1 min read
ree

Port-Au-Prince, Haiti | Të paktën 1520 persona u vranë dhe 609 u plagosën midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit të këtij viti në Haiti.


Shumica e viktimave u regjistruan në kryeqytetin Port-au-Prince, por dhuna në departamentet Qendrore dhe Bas-Artibonite është rritur në mënyrë eksponenciale në tremujorin e fundit”.


Një raport i OKB-së e ka botuar raportin, duke e quajtur situatën e të drejtave të njeriut në ishullin e Karaibeve jashtëzakonisht shqetësuese.


Sulmet vazhdojnë të rezultojnë në shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe të përkeqësojnë një krizë humanitare tashmë ekstreme, duke shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë me pasoja dramatike, veçanërisht për gratë dhe fëmijët”, tha znj. Ulrika Riçardson (Richardson), Përfaqësuese e Posaçme (Speciale) për Zyrën e Integruar të Kombeve të Bashkuara në Haiti, e Suedisë, në një deklaratë që shoqëronte raportin, e cila, u nda në mediat sociale të OKB-së.


Gjatë tre muajve të fundit, grupet kriminale kanë zgjeruar dhe intensifikuar sulmet e tyre jashtë Port-au-Prince, ndërsa është vërejtur një ngadalësim në përparimin e bandave në kryeqytet.


Përveç vdekjeve dhe lëndimeve, raporti gjithashtu detajon të paktën 185 rrëmbime dhe 628 viktima të dhunës seksuale midis 1 prillit dhe 30 qershorit të këtij viti, duke vënë në dukje se janë dokumentuar raste të skllavërisë, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, përfshirë shumë të mitur.


Deri në fund të qershorit, më shumë se 1.3 milion haitianë u zhvendosën brenda vendit, në një vend me rreth 11 milion banorë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page