FSHATI ZLIPOTOK; DRAGASH | DEPUTETI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ADEM HOXHA DHE BASHKËSHORTJA + VAJZA E TYRE E MITUR (RRETH 14-VJEÇARE) U SULMUAN FIZIKISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 2
- 1 min read

Fshati Zlipotok, Dragash, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Adem Hoxha dhe bashkëshortja + vajza e tyre e mitur (rreth 14-vjeçare) u sulmuan fizikisht.
Akti kriminal ndaj tyre u ndërmor rreth orës 18:05, të datës 01.08. 2025.
Në lidhje me rastin, Policia vendore arrestoi:
1- Z. Safet Kushi (Kuši), banor i fshatit Zlipotok.
Në lidhje me rastin, po zhvillohen penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments