SHBA-ës DHE JAPONIA NISËN STËRVITJEN E PËRBASHKËT AJRORE TË KODUAR “RESOLUTE FORCE PACIFIC” (REFORPAC) | DO TË ZGJASË DERI MË 4 GUSHT; 300 MJETE FLUTURUESE MARRIN PJESË NË STËRVITJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 11, 2025
- 1 min read

Tokio, Japoni | Forca Japoneze e Vetëmbrojtjes Ajrore po merr pjesë në stërvitjen ajrore shumëpalëshe në shkallë të gjerë “Resolute Force Pacific” (Reforpac), një stërvitje e madhe ajrore e udhëhequr nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e parë nga analistët si një shenjë uniteti që synon forcimin e parandalimit kundër Kinës.
Stërvitja, e cila, përfundon më 4 gusht, po zhvillohet në Havai (Hawaii), Guam, Japoni dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe përfshin mbi 300 avionë, duke përfshirë avionë luftarakë japonezë F-35, F-15 dhe F-2.
Është e rrallë që një stërvitje amerikane e kësaj shkalle të mbahet në hapësirën ajrore japoneze.
Sipas Komandës së Paqësorit të Forcave Ajrore të ShBA-ës, “Reforpac” do të testojë aftësitë operacionale në mjedise sfiduese, duke simuluar logjistikën luftarake, vendosjet nga baza të shumta dhe operacionet e rihapjes së pistave të dëmtuara.
Ministri japonez i Mbrojtjes, Gjenerali Nakatani, deklaroi se stërvitja e avancuar do të forcojë reagimin e përbashkët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal.
Iniciativa vjen në mes të rritjes së aktivizmit ushtarak kinez në Paqësorin Perëndimor, ku muajin e kaluar Pekini vendosi dy transportues aeroplanësh njëkohësisht për herë të parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments