NAPOLI | U ARRESTUAN ERGYS KASTRATI I NJOHUR ME NOFKËN “BISHJA” DHE IGLI KAMBERI; KY I FUNDIT KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN E FRANÇESKO (FRANCESCO) DIVIESTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 4 min read

Napoli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me autoritetet shqiptare të posaçme të Drejtësisë Penale arrestuan:
1- Z. Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”.
2- Z. Igli Kamberi (përveç të tjerash konsiderohet i përfshirë në vrasjen e:
a- Z. Françesko (Francesco) Diviesti).

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestroi pasuri materiale në emër të subjekteve të përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të të arrestuarve dhe të të afërmve të tyre.

Sekuestrime | Znj. Desmira Ceco (bashkëshortja e z. Ergys Kastrati) iu sekuestruan dy llogari bankare.
Znj. Nevila Kamberi (bashkëshortja e z. Igli Kamberi) dhe znj. Dituri Buzi (e ëma) iu sekuestruan dy llogari bankare.
Z. Fatos Buzi iu sekuestrua shoqëria “Fermer Fatos Buzi”.
Z. Igli Kamberi iu sekuetrua shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik.
Z. Bardhok Gjergji iu sekuestrua shoqëria “Auto Rend&Sell-Albania” dhe 5 automjete por edhe një llogari bankare.
Z. Saimir Pirra iu sekuestruan dy llogari bankare e 1 automjet.
Z. Lefter Nelaj iu sekuestrua shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik dhe një llogari bankare.
Z. Edi Brahaj iu sekuestruan dy automjete.
Deklaratë Nr. 1 | “Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar.
Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK.
Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GjKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme.
Përmed operacinet "Shpirti", "Kulmi", "Ura" ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur.
Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme.
Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit.
SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera”, tha Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kladoan Braho.
Deklaratë Nr. 2 | “Ky operacion na lejon të bëjmë një lloj analize për krimin e organizuar.
Aktualisht mund të themi se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në Bashkimin Evropian.
Ndoshta për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar, pasi konsideroheshin si grupe që merreshin vetëm me prostitucion apo emigracion të paligjshëm.
Sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti të strukturave shqiptare, të cilat kanë rol kryesor në narkotrafikun ndërkombëtar.
Këto grupe, përveç trafikut të drogës, sjellin edhe një kulturë kriminale me origjinë mafioze, e krijuar dhe e konsoliduar në Shqipëri.
Grupet kriminale shqiptare veprojnë si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij, duke fituar rol drejtues në vendet ku operojnë.
Ekziston edhe një garë mes tyre për dominim. Krimi i organizuar ka hyrë në një proces delokalizimi.
Ky hetim tregon se organizatat kriminale shqiptare të pranishme në Itali ruajnë lidhje me ‘shtëpitë mëmë’ dhe funksionojnë si struktura mafioze.
Në grup ndodhet edhe një person nën hetim në Itali, pjesë e një strukture që pastron paratë e drogës.
Këto organizata zhvillojnë aktivitet kriminal edhe në Itali dhe e konfirmojnë nivelin e tyre kriminal përmes vrasjeve.
Funksionojnë si grupe tipike mafioze: një person merret, dërgohet në një vend të izoluar, vritet dhe më pas trupi digjet.
Këto janë ndër format më të tmerrshme të dhunës që përdoren për të treguar forcën e tyre.
Grupet shqiptare shfaqin tipare të qarta mafioze, si në kodet e sjelljes, ashtu edhe në lidhjet familjare e kriminale.
Personi i akuzuar për vrasje e justifikon ekzekutimin duke thënë se nuk ishin respektuar rregullat e ‘familjes’.
Kemi arritur të kuptojmë një model kriminal që ka bazën në Tiranë, por që është shtrirë edhe në Itali, duke ruajtur rregullat dhe hierarkinë tipike të organizatës ‘mëmë’”, tha një prej prokurorëve italianë.
Deklaratë Nr. 3 | “Kemi dokumentuar episode të trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Falë këtij hetimi është zbuluar edhe vrasja e një shtetasi në Itali.
Elemente të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje në Itali, duke krijuar modele bashkëpunimi, duke avancuar dhe modernizuar mënyrat e kryerjes së veprave kriminale.
Nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar, por për fenomenin e krimit të organizuar, ndaj bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm”, tha Prokurori i Posaçëm Vladimir Mara.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments