ZËDHËNËSI I CENTCOM-it TIMËTHI HOKINS (TIMOTHY HAWKINS): GODITËM VENDNDODHJEN DHE ANIJET RAKETORE IRANIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara goditën Iranin jugor në vetëmbrojtje, duke goditur një vend lëshimi raketash dhe anije iraniane që përpiqeshin të vendosnin mina”.
Kështu njoftoi Centcom - sipas raportimeve të mediave amerikane.
“Forcat amerikane kryen sulme vetëmbrojtëse në Iranin jugor për të mbrojtur trupat nga kërcënimet e paraqitura nga forcat iraniane”.
Kështu tha zëdhënësi i CENTCOM-it, Timëthi Hokins (Timothy Hawkins), për entin mediatik “CNN”.
“Objektivat përfshinin një vend lëshimi raketash dhe anije iraniane që përpiqeshin të vendosnin mina. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë trupat, megjithëse me kursim, gjatë armëpushimit”, tha ai.
Sipas entit mediatik arab “Al Arabiya”, objektivat përfshinin anije në jug të ishullit Larak dhe sulmet rezultuan në katër vdekje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments