KILI | MINISTRIA E FINANCAVE: 9.2 MILIARDË $ DEFICIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Qeveria kiliane ka identifikuar mangësi fiskale prej mbi 9.2 miliardë dollarësh pas një auditimi të brendshëm të madh të financave publike për periudhën 2022-2026, gjatë presidencës së ish-Presidentit Gabriel Boriç (Boric).
Ministria e Financave raportoi një gabim në parashikimet e borxhit deri në vitin 2030, që arrin në afërsisht 10 miliardë $, gjë që do të ndikonte në kuadrin fiskal afatmesëm.
“Sipas autoriteteve, auditimet zbuluan gabime, mospërputhje dhe parregullsi të mundshme, si dhe dobësi në sistemet e kontrollit.
Analiza përfshiu mbi 913 milionë pika të dhënash dhe më shumë se 500 entitete publike, duke çuar në hapjen e hetimeve ndaj katër agjencive shtetërore, përfshirë Ministrinë e Grave dhe Ministrinë e Transportit”, raportoi “Radio BioBio”.
Ministria e Financave sqaroi se gabimi kishte të bënte me parashikimet e deficitit dhe borxhit të përfshira në një raport të mëparshëm, të cilat nuk ishin në përputhje me zhvillimet e pritura.
Një hetim i brendshëm administrativ është nisur për të përcaktuar çdo përgjegjësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments