IRAN | ZËDHËNËSI I LARTË I FORCAVE TË ARMATOSURA ABOLFAZL SHEKRAÇI (SHEKARCHI): ÇDO AGRESION I RI DO TË PËRBALLET ME NJË PËRGJIGJE SHUMË MË TË ASHPËR QË DO TË SHTRIHET PËRTEJ RAJONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Nëse sulmohemi, sulmet tona do të jenë më të ashpra, më intensive dhe më të fuqishme. Përgjigja jonë do të shkojë përtej rajoni”, u tha në një deklaratë të botuar në rrjetet sociale virtuale.
“Objektivi është identifikuar tashmë dhe është gati. Përgjigja ndaj çdo agresioni të ri do të jetë e ndryshme. Nëse ata pengojnë eksportet tona, Irani do të parandalojë që nafta të dalë nga rajoni”, u tha atje më tej.
“Zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekraçi (Shekarchi), tha se çdo agresion i ri kundër Iranit do të përballet me një përgjigje shumë më të ashpër që do të shtrihet përtej rajonit”, raportoi enti mediatik katarez “Al-Jazeera”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments