SARANDË | NËN MASA SIGURIMI PROCEDURIALE PENALE KRISTOFOR SHKREPA; KASTRIOT SATKA; BLERIM TAFÇIU; ALQI PAPA (PRONAR I HOTELIT “OASIS”).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe ato të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristofor Shkrepa.
2- Z. Kastriot Satka.
Ekzekutuan masën e sigurimit vetjak “Arrest në shtëpi” për:
1- Z. Blerim Tafçiu.
Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ekzekuton vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve që lidhen me operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandës.
Në zbatim të vendimit gjyqësor, u ushtruan kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë zyrtarisht nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë ekzekutuar këto masa sigurimi:
* “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim B. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.
* “Arrest me burg” për personin nën hetim K. Sh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.
* “Arrest me burg” për personin nën hetim K. S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kumtohet se është arrestuar edhe:
1- Z. Alqi Papa, pronar i hotelit “Oasis”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments