SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË SHKOLLAT PUBLIKE KA NGRITUR NIVELIN E MESATARES; VLERËSIME TË KRAHASUESHME ME GJERMANINË DHE ME SUEDINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidenti Naib (Nayib) Bukele, njoftoi se 171 shkolla publike të pajisura me inteligjencë artificiale (IA) tejkaluan mesataren kombëtare në tre lëndë.
Në një postim, ai tha se rezultatet në lexim, matematikë dhe shkencë janë të ngjashme me ato të arritura nga Gjermania dhe Suedia në vlerësimin ndërkombëtar të vitit 2022.
Projekti, i financuar me afërsisht 500 milionë dollarë nga Banka Botërore, kombinon mësimet tradicionale dhe platformat dixhitale për të ofruar udhëzime të personalizuara për nxënësit në vështirësi.
Iniciativa aktualisht përfshin mbi 1000 institucione dhe do të arrijë në të gjitha shkollat në vend brenda 18 muajsh.
Banka Botërore vlerësoi të dhënat paraprake, duke thënë se ato tregojnë se çfarë mund të arrijë reforma arsimore kur në qendër vihet mësimi i nxënësve.
Megjithatë, rezultatet aktuale nuk pasqyrojnë të gjithë sistemin shkollor.
Për një pamje të plotë, ekspertët presin të dhënat kombëtare që do të dorëzohen më 8 shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments