SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: U JAP ULTIMATUM BANDAVE KRIMINALE HAITIANE; TË LIROJNË PENGJET.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidenti Naib (Nayib) Bukele njoftoi një operacion të armatosur në Haiti për të liruar katër teknikë aviacioni të rrëmbyer të dielën nga bandat kriminale vendore.
Në një mesazh të lëshuar në gjuhën kreole, presidenti Bukele sqaroi se pengjet nuk ishin luftëtarë, por personel evakuimi mjekësor i rrëmbyer gjatë blerjes së furnizimeve.
Duke iu drejtuar krerëve të grupeve kriminale, presidenti Bukele shpjegoi se qëllimi i vetëm i operacionit në vazhdim është të sjellë bashkatdhetarët e tyre shëndoshë e mirë në shtëpi.
Megjithatë, duke iu referuar ofensivës së fundit të armatosur kundër bandave, presidenti paralajmëroi në mediat e tij sociale:
“Sulmi i sotëm nuk është asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë nëse nuk i ktheni të katër pengjet gjallë”, - tha presidenti Bukele.
“Mbaruam me bandat në Salvador dhe mund të mbarojmë edhe me tuajat”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments