REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MBI NJË MIJË EKSPERTË TË SË DREJTËS PO BËJNË THIRRJE QË PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” TË SHPALLET E JASHTËLIGJSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 minutes ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Më shumë se 1 mijë ekspertë ligjorë në Gjermani po mbështesin një thirrje për të ndaluar partinë e ekstremit të djathtë AfD, përfshirë avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë”.
Kështu njoftoi Shoqata Republikane e Avokatëve, e cila në mesin e muajit korrik i drejtoi një letër të hapur qeverisë federale gjermane dhe Bundestagut, e cituara nga sgjencia vendore e lajmeve “Dpa”.
Fillimisht rreth 500 juristë thuhet se e kishin nënshkruar apelin. Numri është rritur që atëherë në 1051.
“Mbështetësit besojnë se është një detyrë të mbrojmë dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve”, njoftoi shoqata.
“Kjo do të thotë që ne duhet të luftojmë me vendosmëri një parti si AfD-ja, e cila bie ndesh me vlerat themelore të Kushtetutës sonë”, u tha në deklaratë.
Partia, e udhëhequr nga Elis Veidel (Alice Weidel) dhe Tino Krupalla (Chrupalla), po rritet fuqishëm në sondazhet në të gjithë vendin dhe në shtetin e Saksonisë-Anhalt, i cili do të shkojë në zgjedhje në fillim të muajit shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments