REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “ALTERNATIVA PËR GJERMANINË” (ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND) KRYESON PËR HERË TË PARË NË BERLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Më pak se dy muaj deri në zgjedhjet e parlamentit rajonal të Berlinit, Partia Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) kryeson për herë të parë një sondazh përfaqësues.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, partia do të merrte 19 përqind të votave, sipas një sondazhi të kryer nga instituti kërkimor Insa, për entin mediatik “Nius”.
CDU-ja dhe Die Linke (e majta) vijnë menjëherë pas me nga 18% secila.
Sipas sondazhit, të Gjelbrit kanë 16%, ndërsa SPD-ja qëndron në 13%.
FDP-ja dhe BSW-ja, me nga 4% secila, nuk përfaqësohen në parlamentin e shtetit.
CDU-ja, të Gjelbrit dhe SPD-ja kanë deklaruar tashmë se nuk kanë ndërmend të formojnë një koalicion me AfD-në.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments