REPUBLIKA E MAURITIUSIT | PARLAMENTI MIRATOI LIGJIN QË KRIMINALIZON PËRDHUNIMIN MARTESOR; NGA 10 DERI NË 45 VJET BURG PËR BASHKËSHORTIN QË PËRDHUNON BASHKËSHORTEN OSE ANASJELLTAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Port Luis (Louis), Republika e Mauritiusit | Ligjvënësit miratuan një ligj që kriminalizon përdhunimin martesor, një reformë historike për të drejtat e grave që i jep fund një ligji të epokës koloniale dhe parashikon dënime me burgim që variojnë nga 10 deri në 45 vjet.
“Nuk do të jetë mbrojtje për një person të akuzuar për krimin e përdhunimit fakti që, në kohën e krimit, ai ose ajo ishte i martuar, civilisht ose fetarisht, me viktimën”, thuhet në ligj, i cili është mirëpritur si një hap vendimtar në luftën kundër dhunës në familje në një vend ku të dhënat zyrtare tregojnë se 86.6% e viktimave janë gra.
“Qeveria njeh që dhuna në familje duhet të trajtohet si një krim i rëndë dhe jo si një çështje private”, tha Prokurori i Përgjithshëm Gavin Glover para parlamentit.
Sipas ligjit të ri, ata që janë dënuar për vrasje ose tentativë vrasjeje të bashkëshortit/bashkëshortes do të përballen gjithashtu me dënime me burgim që variojnë nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.
“Kjo reformë është një zgjedhje e guximshme politike përballë presioneve kulturore”, tha ministri i Jashtëm Ritish Ramful.
“Ligji i ri trondit disa koncepte tradicionale të martesës … ku gratë shihen si pronë”, tha ai.
Vetëm 21 nga 55 vendet afrikane e kriminalizojnë në mënyrë të qartë përdhunimin martesor, sipas OJQ-së për të drejtat e grave “Equality Now”, ndërsa katër prej tyre kanë ligje për dhunën në familje që ndalojnë dhunën seksuale brenda martesës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments