top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AFRIKË E JUGUT | PRESIDENTI KIRIL RAMAFOSA (CYRIL RAMAPHOSA): KRIMI I ORGANIZUAR ËSHTË KËRCËNIMI MË I MADH PËR VENDIN; USHTRIA DO TË NDIHMOJË POLICINË; NË GJYQËSOR KA KORRUPSION DHE NEPOTIZËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Kejp Taun, Afrikë e Jugut | Presidenti Kiril Ramafosa (Cyril Ramaphosa), mbajti fjalimin e tij tradicional vjetor mbi Gjendjen e Kombit (Sona), i cili, u shënua nga një ceremoni solemne dhe elementë ngjyrash dhe tradite.


Në fjalimin e tij gati dyorësh, Presidenti Ramafosa (Ramaphosa) përshkroi një pamje optimizmi të kujdesshëm, duke theksuar rritjen ekonomike për të katërtin tremujor radhazi, rënien e normave të interesit dhe inflacionin në nivelin më të ulët në njëzet vjet.


Randi u forcua kundrejt dollarit, i mbështetur nga çmimet rekord të metaleve dhe vlera strategjike e mineraleve kritike, duke rritur besimin e investitorëve dhe rolin e Afrikës së Jugut si partner tregtar.


Presidenti Ramafosa (Ramaphosa), megjithatë, vuri në dukje se segmente të mëdha të popullsisë ende jetojnë në varfëri dhe papunësi, duke përsëritur nevojën për reforma të mëtejshme ekonomike.


Ai vlerësoi Qeverinë e Unitetit Kombëtar (GNU), duke e quajtur atë një shenjë të bashkëpunimit politik drejt zhvillimit të përbashkët, dhe kujtoi suksesin e Indabës së Minierave dhe rolin e vendit në presidencën e G20-ës në vitin 2025.


Me një ton të ashpër, ai e përcaktoi krimin e organizuar si kërcënimin më serioz të menjëhershëm, duke njoftuar vendosjen e ushtrisë për të mbështetur policinë dhe një reformë të plotë të sistemit gjyqësor, të minuar nga korrupsioni dhe nepotizmi.


Ndër prioritetet e tij urgjente, ai identifikoi krizën e ujit, të përshkruar si një dështim i planifikimit të përkeqësuar nga dekada të mirëmbajtjes së dobët në komuna.


Ai do të udhëheqë një komision të posaçëm për ujin nën drejtimin e qeverisë qendrore.


Presidenti Ramafosa (Ramaphosa) njoftoi gjithashtu suksesin e lidhjes së parë të infrastrukturës për të nxitur partneritetet publike-private dhe një angazhim për zhvillimin e ekonomive të gjelbra dhe dixhitale.


Në mbyllje, ai përsëriti angazhimin e Afrikës së Jugut ndaj vlerave të qëndrueshmërisë, barazisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh të promovuara nga G20-ta, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Afrikan, duke theksuar se vendi nuk do të pranojë presion të jashtëm dhe as nuk do të frikësohet nga superfuqitë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page