top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMA: EUROPA TË FILLOJË TË KUPTOJË SE SË PARI DUHET TË RIBASHKOHET PËRMES URAVE TË DEMOKRACISË DHE JO TË ZGJEROHET ME RITMIN E BRESHKËS PËRMES KANALEVE TË BUROKRACISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2024
  • 1 min read

Updated: May 27, 2024

ree

Varese, Milano, Itali | Mbi 5 mijë persona në tribunat e E-work Arena në Busto Arsizio (Varese) dhe gati 3 mijë të tjerë jashtë arenës, për të vlerësuar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili erdhi për të festuar diasporën shqiptare në një skenë të një turne europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e “Shqiponjave”.

 

Pas hyrjes së tij, kryeministri Edi Rama bëri njëfjalim motivues të bazuar në krenarinë kombëtare.

 

Jo pa kujtuar paragjykimet që populli i tij emigrant duhej të vuante në Itali.

 

Ishte shqiptar” e përsëriti disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media.

 

Kryeministri Rama përmend edhe figurën e z. Umberto Bossi, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte ardhur jashtë filmave humoristë” dhe se “kishte ardhur në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij”.

 

Por më pas ai nënvizon edhe sesi qeveritë italiane janë “kujdesur për Shqipërinë si askush tjetër”, dhe z. Rama iu referua kryeministres italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), “mikes sonë”, ndërsa duke menduar për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian përdor fjalë shumë të qarta, duke thënë se: “Objektivi është të sigurohet që Europa më në fund të fillojë të kuptojë se së pari duhet të ribashkohet përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page