top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | EMBRO SULEJMANI U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 22
2 min read
Embro Sulejmani
Z. Embro Sulejmani

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg”, e cila u ekzekutua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit, ndaj:

1- Z. Embro Sulejmani, sipërmarrës tregtar, i njohur si administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.


Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:


“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases Vlora Hyseni, me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.


“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Fatjon Kalluci, me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.


“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Embro Sulejmani, punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.


Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.


Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.


Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.


Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve, u tha në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
DURRËS | ENO AGASI U ARRESTUA.

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Eno Agasi. Ai ishte i shpallur në kërkim policor ng

 
 
 
LAGJJA “NR. 11”; DURRËS | HAKI KOKA U ARRESTUA.

Lagjja “Nr. 11”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Haki Koka, me moshë 30 vjeç. Njoft

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page