ITALI | ZV.KRYEMINISTRI MATTEO SALVINI: KUFIZIMI I STUDENTËVE TË HUAJ ËSHTË NJË GJË E MIRË; BETEJA KUNDËR FEREXHESË ËSHTË BETEJË HISTORIKE PËR PARTINË TONË.

Romë, Itali | “Sot, ka klasa geto.
Klasa me 20 fëmijë të huaj, nga 15 grupe të ndryshme etnike që flasin 15 gjuhë të ndryshme, dhe tre fëmijë italianë, të cilët nuk i lejojnë mësuesit të bëjnë punën e tyre”.
Kështu tha zv.kryeministri i Republikës së Italisë dhe njëkohësisht ministëri i Infrastrukturës dhe Transportit por edhe sekretari federal i partisë Lega (Lidhja) Matteo Matteo Salvini, në margjinat e këshillit federal.
“Pra, vendosja e një kufiri për studentët e huaj dhe detyrimi i prindërve të tyre për të folur italisht është mirë për fëmijët dhe mësuesit.
Kështu që unë mbështetem te presidenti Matarela (Mattarella) që të bjerë dakord me mua”, - shtoi ai.
“Ka qenë betejë e Lidhjes (Lega) për 10 vjet. Ministri Valditara e ka pasur dekretin gati prej muajsh”, - tha ai më tej, duke iu referuar ferexhesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit















Comments