TIRANË | GJYKATA E POSAÇME SHQIPTOI MASË SIGURIMI “ARREST SHTËPIE” DHE “PEZULLIM NGA DETYRA” NDAJ DREJTORESHËS SË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT VLORA HYSENI.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në rangjet e larta të shtetit shqiptar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) shqiptoi masë sigurimi vetjake “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” ndaj:
1- Znj. Vlora Hyseni, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh), qytetare e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u urdhërua kontrolli i banesës së saj.
Ndaj saj zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Përkrahje e autorit të krimit”.
2- “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments