HAITI | AMBASADA AMERIKANE U SULMUA ME ARMË ZJARRI NGA BANDAT E ARMATOSURA KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16
- 2 min read

Port-o-Prins (Port-au-Prince), Haiti | Marinsat amerikanë që ruajnë Ambasadën në Haiti iu përgjigjën zjarrit të hapur kundër tyre këtë javë nga anëtarë të dyshuar të bandave kriminale të armatosura.
Zëdhënësi ushtarak Stevn Kinën (Steven Keenan) raportoi se asnjë marins nuk u plagos.
Ai vuri në dukje se ky nuk është sulmi i parë ndaj personelit ushtarak amerikan, por ai i regjistruar të enjten - dhe i zbuluar vetëm të shtunën - është më i rëndësishmi sepse ndodhi menjëherë jashtë ambasadës.
“Marinsat amerikanë janë të përkushtuar për sigurinë e ambasadave amerikane në të gjithë botën dhe u përgjigjen të gjitha kërcënimeve me profesionalizëm dhe veprime të shpejta e të disiplinuara”, siguroi kapiteni.
Që nga muaji mars i vitit të kaluar, Shtëpia e Bardhë ka rritur sigurinë në misionin diplomatik, në dritën e kërcënimit në rritje që paraqesin bandat kriminale që besohet se kontrollojnë pothuajse të gjithë kryeqytetin, Port-o- Prins (Port-au-Prince).
Që nga vrasja e Presidentit Jovenel Moise në vitin 2021, Haiti është zhytur në një krizë të vazhdueshme politike.
Që atëherë, vendi ka qenë pa Kushtetutë, pa president, pa qeveri, duke u mbështetur vetëm në institucione të përkohshme si Këshilli Presidencial Tranzicional dhe një Këshill Ministrash i udhëhequr nga një Kryeministër i përkohshëm.
Këto organe supozohet të jenë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe hartimin e një karte të re.
Ndërkohë, bandat kriminale të armatosura kanë intensifikuar kontrollin e tyre mbi mbi 80 përqind të kryeqytetit të vendit, Port-o-Prins (Port-au-Prince), dhe kriza politike është përkeqësuar prej kohësh nga një krizë sigurie, humanitare dhe ushqimore.
Në mesin e vitit 2024, u nis një mision shumëkombësh për të mbështetur forcat vendore të sigurisë, për të ofruar trajnime dhe për të siguruar logjistikë, i udhëhequr nga Kenia me kontribute të kufizuara më parë nga vendet e tjera.
Megjithëse e mbështetur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, iniciativa nuk është transformuar kurrë zyrtarisht në një mision paqeruajtës të OKB-së, duke vazhduar të veprojë në bazë të kontributeve nga qeveritë individuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments