VLORË | LEANDRO SHAMETAJ DHE HAITI BAJRAMAJ U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; LEANDRO SHAMETAJ VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau rreth orës 01:30, ku një subjekt i mitur me moshë 17 vjeç, që po udhëtonte me motomjetin me targë CA305, u përplas nga një automjet.
Për pasojë, vdiq Leandro Shametaj.
Automjeti drejtohej nga:
1- Z. Haiti Bajramaj, me moshë 32 vjeç, drejtues i automjetit me targë AB 737 UI.

Njoftim | Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments