PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT VELI GJURA VDIQ NË SPITAL | U SHTYP ME MAKINË NGA ALBAN SHOTI (NDËRSA ISHTE DUKE ECUR NË TROTUAR).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 20 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Veli Gjura (punonjës i Policisë së Shtetit) vdiq në spitalin e Traumës.
Para disa ditësh ai u shtyp me makinë ndërsa po ecte në trotuar.
Në lidhje me këtë aksident autobobilistik Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇
ALBAN SHOTI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | I PLAGOSUR MBETI PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT VELI GJURA.

Peshkopi, Shqipëri | Strukturat vednore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Alban Shoti duke drejtuar automjetin e tij u përfshi në aksident automobilistik.
Për pasojë mbeti i plagosur punonjës i Policisë së Shtetit Veli Gjura.
Njoftim | Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments