FSHATI BALLANCË; VITI | U ARRESTUAN NEXHMEDIN ADEMI; ENVER ADEMI; RAMUSH ADEMI; FARUK ADEMI; SHERIF REXHEPI: U PËRFSHINË NË KONFLIKT TË ARMATOSUR DHE FIZIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Fshati Ballancë, Viti, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Nexhmedin Ademi, me moshë 38 vjeç.
2- Z. Enver Ademi, me moshë 60 vjeç.
3- Z. Ramush Ademi, me moshë 26 vjeç.
4- Z. Faruk Ademi, me moshë 36 vjeç.
5- Z. Sherif Rexhepi.
Ata akuzohen se ushtruan dhunë fizike ndaj:
1- Z. Sherif Rexhepi, me moshë 29 vjeç.
Konflikti mes tyre lindi për shkaqe që lidhen me pengimin e qarkullimit rrugor në fshatin Ballancë.
Z. Rexhepi është penguar të qarkullojë lirisht me automjetin e tij nga z. Nexhmedin Ademi, duke i vendosur pengesa statike në rrugë.
Në shenjë zemërimi ai ka nxjerrë një armë zjarri të shkurtër brezi (pistoletë) me të cilën shtiu disa herë përdhe (pranë këmbëve të z. Ademi).
Të gjithë të lartpërmendurit u bënë bashkë dhe i morën armën e zjarrit z. Rexhepi dhe më pas e dhunuan fizikisht.
Ai përfundoi në spitalin e Gjilanit.
Autoritetet vendore të hetimit penal gjetën dhe sekeustruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë të shkurtër brezi (pistoletë e tipit “TT”).
2- Tre fishekë të kalibrit 7.62 mm.
3- Tre gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
4- Dy predha (koka) fishekësh.
Autoritetet vendore të hetimit penal kontrolluan banesat e të sipërcituarve të gjendura në fshatrat Ballancë dhe Gumnishtë por nuk gjetën sende të ndaluara të dobishme për hetimin penal paraprak.
Në lidhje me ngjarjen kriminale po zhvillohen hetime penale të karakterit paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments