top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TALEBANËT NDALUAN SHAHUN NË AFGANISTAN DERI NË NJOFTIM TË DYTË | TALEBANËT E KONSIDROJNË SHAHUN SI BURIM KUMARI (BIXHOZI) QË SHKEL MORALIN ISLAMIK

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Kabul, Afganistan | Talebanët e kanë shtuar shahun në listën e aktiviteteve të ndaluara në vend deri në njoftim të mëtejshëm, për shkak të shqetësimeve se mund të jetë një burim bixhozi dhe kështu të shkelë moralin.

 

Një zyrtar qeveritar e njoftoi këtë.

 

Shahu konsiderohet si një mjet për të fituar para nga bixhozi, gjë që është e ndaluar sipas Aktit për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve (PVPV), të miratuar vitin e kaluar”, tha z. Atal Mashuani (Mashwani), zëdhënës i Drejtorisë së Sporteve.

 

Meqenëse tema është çështje fetare, shahu do të pezullohet në Afganistan derisa të adresohen këto konsiderata”, shtoi ai, pa specifikuar dënimin për shkeljen.

 

Z. Azizullah Gulzada, 46 vjeç, pronari i një bari në Kabul ku klientët kënaqeshin duke luajtur lojën, thotë se do ta zbatojë ndalimin, por nuk është i bindur nga argumentet fetare.

 

Shumë vende myslimane kanë lojtarë të nivelit ndërkombëtar që luajnë në ndeshje ndërkombëtare”, i tha ai agjencisë së lajmeve “AFP”.

 

Shumë të rinj vinin këtu çdo ditë, pa para për të luajtur bixhoz, shton ai, duke u ankuar që tani kanë më pak justifikime për t’u mbledhur.

 

Që kur kanë rifituar pushtetin në vitin 2021, autoritetet talebane kanë imponuar gradualisht vizionin e tyre ultra të rreptë të Islamit, duke ndaluar aktivitete dhe sporte të caktuara: kriketi praktikohet ende gjerësisht, por vetëm midis burrave, ndërsa grave u ndalohet të hyjnë në parqe, palestra, sallone bukurie dhe universitete.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page